Shefi i ushtrisë së Tajvanit vdes në një aksident me helikopter

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente, tha ministria e Mbrojtjes.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vra më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë.

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit, shkaku i të cili ende mbetet i paqartë.

Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit.

Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Kina thotë se Tajvani është territor të saj dhe është e gatshme – nëse është e nevojshme – të përdorë edhe forcën për të vënë kontrollin.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor i armëve, i shitën ishullit 60 helikopterë Black Hawk më 2010, transmeton rel.

Kina rregullisht e quan ishullin çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara.

Tajvani thotë se është një vend i pavarur.

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit