13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Sheh Tahiri i parë i Planejës (1775-1861)

Shkruan: Fidan Shehu

Ishte nxënës në Medresë të Prizrenit dhe kishte studiuar në Stamboll të Perandorisë Osmane të asaj kohe. Ai në Stamboll arriti të diplomohet në drejtësi dhe sipas burimeve gojore Sheh Tahiri i parë në fillim nisi të punoi si mësimdhënës në Stamboll, për tu kthyer më vonë në Prizren si Kadi i Prizrenit. Këtë pozitë të punës si kadi e ushtroi për një kohë të shkurtër për të vazhduar në profesionin e klerikut fetar duke e marrur edhe titullin Sheh i tarikatit Nakshibendi, tarikat të cilin e kishte marrur gjatë studimeve në Stamboll.

Gjatë shkollimit në Medresë në Prizren kishte banuar në një familje e cila nuk kishte fëmijë të vetë dhe e kishte strehuar gjatë shkollimit. Sheh Tahiri i parë pasi kthehet nga Stambolli i emëruar si kadi i Prizrenit, familja e cila e kishte strehuar gjatë shkollimit në Medresë i ofrojë të banonte dhe të jetonte aty përgjithmonë, por ky nuk pranon, duke kërkuar të krijoj identitet të vetin dhe vetë të arrinte të krijonte familje

. Sheh Tahiri i parë kishte raporte bashkëpunimi edhe me Ymer Prizrenin ( Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme të themeluar gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) i cili poshtu kishte studiuar në Stamboll.

Pas një kohe sa punoi si Kadi i Prizrenit, nisi të veproi si Sheh në fillim në familjen Tanaj në Kabash të Hasit, familje e cila është nga fshati Gorozhup i Hasit të Prizrenit nga edhe ishte vetë Sheh Tahiri i parë. Pas një kohe të shkurtër me sugjerim të Sheh Mustafës së Demjanit Sheh Tahiri i parë vendos të veproi në pjesën tjetër të Hasit dhe si rezultat i kësaj vendoset në fshatin Planejë të Hasit të Prizrenit me ndihmën e familjes Shigjeqi.

Në fshatin Planejë jetoi dhe veproi, ku e themeloi teqenë e vetë të tarikatit Nakshibendi e cila vepron edhe sot. Familja e tij merr emërtimin Shehu dhe nga ajo kohë anëtarët e kësaj familje bartin mbiemrin Shehu. Familja Shehu e Planejës vazhdon ekzistencën e saj rreth 200 vjeqare me këtë emërtim.

Kjo familje qysh në vitin 1973 numëronte 98 anëtarë dhe ishte karakteristikë që ishte ndër familjet më të mëdha në Kosovë. Kjo familje ndahet në familje më të vogla në vitin 1980 ku numëronte 134 anëtarë themelues i të cilës ishte Sheh Tahiri i parë i Planejës

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit. Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13...

Lajmet e Fundit