1.8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Shembja e dheut në trasenë e rrugës Prizren–Tetovë dëmton gypin e ujit, ndërpritet furnizimi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa lagje e rrugë për shkak të dëmtimit të një gypi furnizues, si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

“Për shkak të një shembjeje dheu në trasenë ku po kryhen punimet për ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, është dëmtuar gypi furnizues Ø160 mm që lidh burimin “Cvilen” me rezervuarin e Tusuzit. Si pasojë, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm dhe rënie të presionit në këto zona: Rr. Sefedin Laçi (pjesërisht); Lagjja Hoça Mahalla (zona e sipërme); Rr. Alajdin Xhezairi; Rr. Rugova; Rr. Astrit Poniku; Rr. Ramadan Zaskoci; Rr. Beran Gashi; Rr. Nora Kelmendi (zona e sipërme); Rr. Dokleatet; Rr. Justin Rrota; Zona mbi rezervuarin “Tusuz””, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe se “po punojnë për një zgjidhje të përkohshme, si dhe për sanimin sa më të shpejtë të dëmtimit”.

 

Më Shumë

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Lajmet e Fundit