3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Shënohet dita e shkollës ‘Gani Saramati’ në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, morën pjesë sot në shënimin e ditës së shkollës “Gani Saramati” të këtij qyteti.

Totaj tha se përkushtimi për të mbështetur arsimin si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë nuk do të mungojë .

“Do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e kushteve në shkolla, sepse duke investuar në arsim ndërtojmë të ardhmen”, tha ai.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, vlerësoi shkollën “Gani Saramati” për historinë, përkushtimin dhe sukseset e saj ndër vite.

Ajo tha se kjo shkollë është një shembull i mirë i arsimit cilësor në komunën e Prizrenit.

Ndërkaq, drejtoresha e shkollës, Adelina Beqiri-Minci, tregoi  rrugëtimin dhe arritjet e institucionit që ajo drejton, duke e quajtur këtë ditë një moment të veçantë për nxënësit dhe komunitetin shkollor.

“Po shënojmë një ditë të mbushur me suksese dhe përkushtim të përbashkët”, u shpreh ajo./PrizrenPress.com/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit