8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Shënuam rekord të ri, dogana grumbulloi mbi 600 milionë

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se falë angazhimit të tij dhe të punëtorëve, dogana ka shënuar rezultate të prekshme sa iu përket të hyrave dhe luftimit të kontrabandës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Llugaliu ka bërë me dije se nga janari i këtij viti dogana ka grumbulluar mbi 600 milionë euro. Sipas tij, dogana ka shënuar rritje të të hyrave mbi 27 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Po ashtu, Llugaliu ka bërë me dije se gjatë këtij viti është rritur për 22 për qind vlera e mallrave në kundërvajtje.Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se dogana ka shënuar rekord sa iu përket të të hyrave. Ai në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se falë punës së tij dhe të kolegëve, Dogana e Kosova ka arritur të grumbullojë mbi 600 milionë euro.

“Të hyrat e mbledhura tejkalojnë dukshëm vitin e kaluar dhe në përgjithësi vërejmë rritje të trendit të të hyrave. Në kohën që flasim kemi tejkaluar shumën prej 600 milionë eurosh, që është edhe një rekord i ri. Ndërsa sa i përket rritjes sipas vendeve, mund të themi se ndikimi i rritjes së përshkallëzimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë më vendet e BE-së ka ndikuar që të prijë me rritje Gjermania, si dhe ngjashëm është reflektuar një rritje e proporcionit për importet nga Turqia, pasi edhe këtu është thelluar përshkallëzimi vjetor i rënies së taksës së doganës”, ka thënë Llugaliu.

Më tutje, ai ka thënë se si rezultat i punës së doganës është arritur që të ndalet kontrabanda e mallrave.

“Në përgjithësi kemi një rritje të konsideruar të zbulimeve të kontrabandës, që karakterizohet me mallrat strategjike për të hyrat, me theks të veçantë duhani dhe produktet e tij, ku rishtazi është raportuar edhe në media zbulimi dhe sekuestrimi i 2.2 milionë cigareve në Mitrovicën veriore, zbulimi dhe sekuestrimi i një kamioni të madh me duhan fletë në sasi prej 5 tonësh që është kapur në Mitrovicë. Kemi pasur mallra të tjera të sekuestruara në sasi të theksuara, siç janë fishekzjarrët, aromat për nargjile dhe produkte të konsumit të gjerë”, ka thënë Llugaliu.Ndërsa sa i përket sasisë së mallrave të kontrabanduara, Llugaliu ka thënë se vlera e mallrave në kundërvajtje është rritur për 22 për qind.

“Në përgjithësi mund të konstatojmë se vlera e mallrave në kundërvajtje është rritur me 22 për qind krahasuar me vitin paraprak falë rritjes së angazhimeve si dhe punës efektive në parandalimin e rasteve nga ana e doganës”, është shprehur ai.

Më Shumë

Nick Cave paralajmëron memoar

Muzikanti Nick Cave ka njoftuar se do ta publikojë një memoar për periudhën pas vdekjes tragjike të birit të tij. Djali i Cave-it, Arturi, e...

Digjen sipërfaqe pyjore në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit raportohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e pyllit, shkurre dhe bari i thatë, raporton PrizrenPress. Njësit e zjarrfikëseve kanë...

Totaj takoi veteranët e UÇK-së në Piranë

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar dje veteranët e UÇK-së të fshatit Piranë. Ai vlerësoi lartë kontributin e...

Deputeti i LDK-së i jep fund beqarisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën e tyre. Jo shumë kohë nga...

Usyk para meçit të madh të së shtunës: As që po mendoj për Joshuan

Oleksandr Usyk do të përballet me Anthony Joshuan për titujt e botës në kategorinë e rëndë të shtunën në Londër, por sfiduesi ukrainas pretendon...

Nijazi Kryeziu lirohet nga akuza për korrupsion

Nijazi Kryeziu, ish-drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot. Ai akuzohej se...

Aksident në Prizren, ka të lënduar rëndë

Një aksident trafiku  i rëndë ka ndodhur para disa minutash në rrugën Prizren-Reqan. Sipas informacioneve, nga ky aksident kanë mbetur disa persona të lënduar rëndë. Të...

Kosova ngjitet për gjashtë pozita më lartë në renditjen e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka publikuar  listën e renditjes së re të Kombëtarëve. Kosova e cila ka qenë më herët në vendin...

Abdixhiku për kandidaturën e Qunit: Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me asambleistët e LDK-së në Prizren. Abdixhiku ka shkruar për kandidatin e kësaj partie për...

Gjashtë vdekje dhe 48 raste pozitive me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq pozitivë kanë rezultuar 48 qytetarë

Lëndohet një polic në Prizren

Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren, raporton PrizrenPress Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari...

Prizren, 30 ditë paraburgim personit që goditi për vdekje këmbësoren

30 ditë paraburgim i është caktuar një personi për rrezikim të trafikut publik që ka rezultuar me vdekjen e një personi, nga Gjykata Themelore...

974 milionë euro u lëshuan kredi të reja nga bankat komerciale

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se vetëm gjatë vitit 2021, bankat komerciale kanë lëshuar kredi të reja 974 milionë euro. “Nëse...

30 ditë paraburgim tre të dyshuarëve për fajde në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës...

Dy persona në Prizren rrahin një tjetër

Dy persona në Prizren, të mërkurën rreth orës 16:10, kanë rrahur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, raporton PrizrenPress Siç bëhet e ditur nga...

Shtatë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19. Ndërsa, nga 5,095 testime, 173 qytetarë kanë...

Lajmet e Fundit