13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Posta e Kosovës e përkushtuar në ngritjen e të hyrave financiare

Fokusi kryesor i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës po del të jetë funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e afarizmit të ndërmarrjes publike dhe ngritja e të hyrave financiare, kështu është bërë me dije nga një komunikatë për medie nga Posta e Kosovës.

Pavarësisht sfidave të krijuara nga pandemia, Posta e Kosovës është duke ju shërbyer qytetarëve dhe konsumatorëve me përkushtim, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., prej emërimit zyrtar në këtë ndërmarrje publike, po kryen me përkushtim detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të ligjeve në fuqi.

Në emër të aksionarit të Qeverisë së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, si organ mbikëqyrës ka përcjell në vazhdimësi nga afër punën e Menaxhmentit të Postës së Kosovës.

Fokusi kryesor i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe i  Menaxhmentit të Postës së Kosovës, është funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e afarizmit të ndërmarrjes publike dhe ngritja e të hyrave financiare. Posta është e gatshme të marrë shërbimet postare nga institucionet qeveritare që i takojnë me ligj.

Pavarësisht sfidave me pandeminë, Posta e Kosovës po iu shërben qytetarëve dhe konsumatorëve të saj me përkushtim të lartë dhe kapacitet të plotë, çdo ditë në të gjitha zyrat postare në tërë komunat e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit