15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shërohet Fazli Gashi – Prindërit falënderojnë ata që ndihmuan!

Redaksinë tonë sot e kanë vizituar prindërit e vogëlushit, Fazli Gashi, nga fshati Brezne e Dragashit, i cili tashmë po gëzon shëndet të plotë, pas intervenimit mjekësor që iu bë jashtë vendit. “U jam mirënjohës të gjithë miqve dhe atyre që nuk u kursyen për të na ndihmuar financiarisht, që djalin tonë ta kuronim jashtë shtetit. Pa ndihmën e tyre, vështirë se do ta kishim sot djalin tonë”, shprehet Mustaf Gashi, babai i vogëlushit hareplotë, Fazliut.

E gjithë kjo histori filloi, kur redaksia jonë publikoi një apel, për të kërkuar ndihmë financiare, që vogëlushi 8-vjeçar të operohej jashtë Kosovës. Kostoja prej 10 mijë eurosh ishte e papërballueshme për familjen Gashi, prandaj u desh të kërkohej ndihma nga njerëzit me zemër dhe gjendje ekonomike të mirë. Sipas rrëfimit të prindërve të Fazliut të vogël, tre ditë fazli mustaf gashi apelipas publikimit të apelit, është siguruar shuma e kërkuar dhe djali i tyre është futur në sallën e operacionit.

Më pas, ai ka qëndruar mbi tre muaj në spital, për të dalë nga aty shëndoshë e mirë. “Zoti ua dhëntë më të mirat e kësaj bote, të gjithë atyre që reaguan shumë shpejt, duke tubuar shumën e nevojshme, që djalit tonë t’i shpëtohej jeta. Çfarëdo që të them, është shumë pak, në raport me veprat e vëllezërve tanë që ma shpëtuan djalin”, thotë Mustafa, duke apeluar tek të gjithë ata prindër që mos t’i fshehin të metat shëndetësore që mund t’i kenë fëmijët e tyre, por të reagojnë sa më shpejtë./Radio Sharri/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit