Shi e borë javën e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë. Të hënën, sipas IHMK-së, në viset e ulëta do të ketë reshje shiu dhe vranësira, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Ndërsa, gjatë së martës, parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje.

“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten, i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohtë. Të premten mot i vranët dhe me kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e Institutit

Gjatë këtyre pesë ditëve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 8 gradë.

“Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit