28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

U shit nga romët për një palë vathë

Olga RomanovichMiss Bjellorusia Olga Romanovich ka rigjetur familjen e saj pas 16 vjetësh. Ajo ishte vetëm katër vjeçe kur u rrëmbye nga një familje rome dhe u shit për një palë vathë floriri. Pasi u braktisën nga babai, Olga së bashku me nënën e saj shkuan në Moldavi.

Një familje rome e mashtroi nënën e 20-vjeçares duke i kërkuar t’ia blinte një paketë cigaresh dhe ia rrëmbej vajzën. Më pas Olga u shit në një tjetër familje rome në këmbim të një palë vëth floriri. Ajo u birësua nga familja e Igor Preydas, të cilët ia ndërruan edhe emrin. Për shumë vite Olga u thirr Maria Preyda. 20-vjeçarja ka treguar se është rritur në një familje të varfër, por ishte e kënaqur me prindërit e saj birësues. Megjithëse të varfër, ata e dërguan në shkollë, madje e lanë të merrte pjesë edhe në një konkurs bukurie, në të cilin ajo mori çmimin e parë.

Olga ka treguar se personi që u kujdes më shumë për të ishte gjyshja, e cila, para se të vdiste, i ka thënë ta kërkonte nënën e vërtetë.

20-vjeçarja u lidh me policinë dhe Interpolin për ta gjetur familjen e saj dhe pas shumë përpjekjesh mundi ta gjente nënën në gjendje të rëndë.

“Kur e pashë, qava. Ishte shumë keq. Nuk jetonte, por mbijetonte. Nuk doja ta lëndoja. Ime më nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Ishte punë fati”, thotë 20-vjeçarja.

Më Shumë

Balje: Zgjedhjet lokale e vendosin Kuvendin në çështje sekondare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, tha se nuk ka asnjë informacione për zhvillimet e reja dhe për të dalë nga kriza institucionale. Kliko...

Kryesuesi mund të na nxjerrë nga kriza

Kadri Kryeziu Çfarë mund të konstatojë Gjykata Kushtetuese rreth mënyrës së votimit, a do të përcaktohet për votim të hapur apo të fshehtë? Duhet rikujtuar që...

Lajmet e Fundit