6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Shkolla e Muzikës në Prizren fillon testin me një orë e gjysmë vonesë

Në shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, pjesa e dytë e testit të maturës nuk ka filluar me kohë.

Vonesa ka ndodhur ngase materialet nga MAShT-i kanë ardhur të ngatërruara. Në këtë shkollë kanë ardhur testet e drejtimit të përgjithshëm të gjimnazit.

Pas konsultave të stafit përgjegjës të shkollës me MAShT-in, u vendos që nxënësit të lirojnë shkollën derisa testet të vijnë nga Prishtina.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, njoftoi se testi në këtë shkollë do të fillojë nga ora 11;30.

“Në Shkollën e Mesme të Muzikës ‘Lorenc Antoni’ në Prizren, vëzhguesit dhe komisionarët kanë njoftuar se në zarf shkruan Shkolla e Muzikës ‘Lorenc Antoni’, kurse testet brenda janë të gjimnazit të përgjithshëm. Kemi komunikuar me përfaqësuesit e MAShT-it dhe ata kanë treguar gatishmërinë që të nisen testet urgjentisht dhe testet janë në rrugë e sipër, por testi këtu do të fillojë me një orë e gjysmë vonesë,” tha Çoçaj.

Drejtori i Arsimit bëri të ditur se vonesa do t’u kompensohet nxënësve, ndërsa ata janë larguar nga shkolla në mënyrë që të mos qëndrojnë gjatë në këtë objekt arsimor.

Cocaj, tregoi poashtu se koha e humbur do t’ u kompensohet nxënësve të shkollës së mesme të muzikës, në ndërkohë derisa të fillojë testi Cocaj tha se nxënësit janë nxjerrur nga shkolla në mënyrë që të mos mbesin për kohë të gjatë në shkollë duke pritur.

“Tashi nuk mund të them se i kujt është faji, se faji po shifet i kujt është, po megjithatë neve nuk na kanë ardhë testet nga Ministria e Arsimit. Kur është bërë paketimi i testeve është bërë gabimisht dhe nuk mund të themi..por ndodhin gabime teknike,” tha Çoçaj.

Po në Prizren gjatë pjesës së parë të testit të maturës para dy javësh testet qenë ngatërruar në Shkollën “Fadil Hisari’ të kësaj komune./Kallxo.com/

Më Shumë

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit