Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore në Kinë bënë të ditur se 170 njerëz kanë humbur jetën nga një koronavirus që është përhapur në këtë vend.

Sipas tyre, koronavirusi ka prekur secilin rajon të Kinës, ndërsa numri i rasteve të infektuara ka kaluar 7,700.

Raste me këtë koronavirus janë raportuar edhe në së paku 16 vende të tjera.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton rel.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet sot për të vendosur nëse ky koronavirus përbën emergjencë globale shëndetësore ose jo.

“Në ditët e fundit, përparimi i virusit sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga njeriu në njeri përbëjnë shqetësime për ne”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende relativisht i vogël, ai ka potencial të rritet edhe më shumë”, shtoi ai.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit