Shoku i të burgosurit në Prizren hedh një pako të dyshimtë mbi çatinë e burgut, çka u gjet brenda saj

Oficerët korrektues sot kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda qendrës të paraburgimit në Prizren.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 13:10. Përmes një komunikate, SHKK ka njoftuar se fillimisht oficerët korrektues kishin pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimtë nga rruga në drejtim të kulmit  të Q.P Prizren.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimtë dhe gjatë hapjes  është konstatuar se  në brendësi të saj kanë qenë: Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë, një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë, një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë, dy adaptera të kamofluar  për USB kabel, dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të gjitha këto që janë tentuar të futen brenda qendrës kanë qenë të mbështjella dhe të kamufluara me një çantë dhe një mbështjellëse për matjen e tensionit të gjakut.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores“.

 

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit