6.5 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Shoqëria civile, spektatore e ngërçit

QeveriaKosoves-objektiShoqëria Civile nuk ka qenë mjaftueshëm e përfshirë në proceset pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Kështu vlerësojnë vetë anëtarët e kësaj shoqërie. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se kanë dashur të ruajnë kredibilitetin dhe paanësinë ndaj subjekteve politike. Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se një nga arsyet ka qenë përpjekja që kriza të zgjidhet me rrugë ligjore dhe me vendime politike.

“Opsioni që zgjidhja të bëhet përmes të drejtës kushtetuese, e ka kushtëzuar shoqërinë civile të veprojë më shumë në rolin e interpretuesit juridik, përmes prononcimeve apo dhe paraqitjeve në mediume, por pa pasur ndonjë veprim apo aktivitet konkret për ndikim për tejkalimin e krizës institucionale e politike”, ka thënë Kryeziu. Ai mendon se shoqëria civile ka mundur të zhvillojë aktivitete dhe veprime të cilat dalin përtej interpretimeve juridike dhe krijojnë presion apo alternativa për zhvillime politike.

“Duke dashur ta ruajmë neutralitetin partiak në këto momente, mendoj se kjo situatë na ka nxjerrë jashtë lojës si aktorë dhe na ka bërë më shumë spektatorë të procesit. Thjeshtë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria civile të zhvillojë aktivitete, të pozicionohet dhe të propozojë alternativa për zgjidhje politike. Kjo jo domosdoshmërish na e humbë kredibilitetin dhe paanësinë partiake që synojmë ta mbajmë”, ka theksuar Kryeziu/tribuna/

Më Shumë

27 vjet nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot shënohen 27 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Drenoc të Rahovecit, një nga ngjarjet kyçe që...

Zbulohet data e përballjes së madhe Dubois-Usyk

Daniel Dubois dhe Oleksandr Usyk do të luftojnë për t'u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë në stadiumin “Wembley” më...

Lajmet e Fundit