3.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Shpërndahen pajisje bujqësore për fermerët e Prizrenit

Komuna e Prizreni sot në bashkëpunim me organizatën zvicerane, Caritas, ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI”.

Me rastin e ndarjes së këtyre pajisjeve prezentë ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari Eshref Memaj, drejtori i Drejtorisës së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, si dhe përfaqësues të organizatës Caritas.

Pajisjet e shpërndara sot përfshijnë sistemin e ujitjes, rrethojat dhe pesticidet që i përshtaten kulturave të këtij projekti si kultivimi i dredhëzave, mjedrave, boronicës dhe bimëve mjekuese aromatike.

Nga ky projekt janë përzgjedhur 14 përfitues, lista e së cilës është shpallur në muajin mars: https://kk.rks-gov.net/…/perfituesit-e-granteve-nga-projek…/

Fermerët përfitues për këtë projekt kanë participuar me 15%, derisa Caritasi dhe Komuna kanë participuar me nga 50%, përkatësisht 35%, të shumës së përgjithshme.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet po ashtu edhe ofrimi i mbështetjes, këshillimit dhe certifikimi i fermerëve përfitues.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Lajmet e Fundit