3.2 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Shpërthen Bajram Rexhepi: Ja pse i kam refuzuar ofertat e Hashim Thaçit!

BajramRexhepi-ministerIsh-kryeministri i Qeverisë së parë dhe ish-ministri i Brendshëm, më i përfolur për afera korruptive, Bajram Rexhepi, duket se është hidhëruar keq në shefin e tij, e mbase edhe me Partinë Demokrtike të Kosovës. Ai jo vetëm se nuk ka arritur t’i marrë votat e duhura për deputetë, por edhe sot e kësaj dite po qëndron anash pushtetit të koalicionit PDK-LDK.

Bajram Rexhepi edhe pse është nënkryetar i partisë, është zëri më i heshtur i zhvillimeve politike në PDK. Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë as për koalicionin, e as për zhvillimet politike në vend.

Se Bajram Rexhepi është “hidhëruar” në Hashim Thaçin dhe në PDK-në, flet edhe fakti se ai nuk është përfshirë askund në ekzekutiv, përderisa sot janë emëruar dy zëvendësministra nga Mitrovica, njëri prej tyre pasues i postit të kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati.

I kontaktuar nga Botapress, ish-ministri Bajram Rexhepi thotë se nuk ndjehet i anashkaluar.

“Unë kam pasur oferta për poste qeveritare dhe diplomatike, por i kam refuzuar. Kam pasur mundësi të zgjedh që të jem zëvendësministër apo edhe ambasador, por nuk kam dashtë asnjë prej këtyre propozimeve. Jam i interesuar për zyrën e ish-kryeministrit, që edhe më takon me ligj, një angazhim ky më i lehtë”, tha ish-ministri Bajram Rexhepi për Botapress.

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit