2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Shpëtohen disa persona të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar disa persona që kishin mbetur të ngujuar në borë në Bjeshkët e Zhurit.

Ata ishin nisur në këmbë rrugës malore, por kishin hasur vështirësi për të arritur në Zhur dhe ishin ngujuar. Policia e Kosovës kishte marrë informatën të hënën se dy perosna kanë mbetur të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit.

“Menjëherë Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkimit dhe shpëtimit të këtyre personave dhe ka arritur që përmes kontaktit me ta të kuptojë se janë gjithsej katër persona që janë larg dhe kanë vështirësi. Nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Vërmicë janë angazhuar dy automjete, një moto-sajë dhe katër zyrtarë policorë. Pas disa orë kërkimi nga Policia është arritur kontakti fizik me personat e mbetur në mal, për të arritur pastaj në Zhur. Rreth orës 16:00 të njëjtën ditë, duke ndier veten në gjendje të mirë dhe pa pasur nevojë për ndonjë trajtim mjekësor personat në fjalë janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më Shumë

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit