26.1 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Shpëtojeni studenten e UPZ-së, Manolja Kabashin

”Tash vajza është në gjendje pak më të mirë. Është duke marrë terapinë. Unë kam paguar nga xhepi vetëm paradhënien. Kurse për shërimin e Manoljës duhet edhe një shumë e madhe e parave, sepse shërimi kushton 100 mijë euro. Po besoj se humaniteti i kosovarëve do të na ndihmojë që Manoljën ta kthejmë në studime dhe në jetën normale,” i tha gazetës babai i Monoljës, i cili po qëndron në spitalin e Stambollit bashkë me vajzën

Manolja Kabashi, 20- vjeçare, është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute. Shërimi i Manoljës është duke u bërë jashtë vendit dhe kushton shumë. Shërimi i Manoljës kushton 100 mijë euro dhe është duke u bërë jashtë vendit, gjegjësisht në Turqi, na tha i ati i saj, Edis Kabashi, i cili nga Stambolli na njoftoi se tash ajo gjendet me terapi. I ati i saj shpreson në bamirësinë e njerëzve. Për organizimin e ndihmave për gazetën ‘Kosova Sot” folën dy shoqet e saj, Altina Kolukaj dhe Dua Slishani, shoqe të studimeve të Manoljës. Ato u shprehën se po organizojnë aksionin “Shpëto një jetë – Manjola në pritje të ndihmave tuaja”.

Aksioni i shoqeve të Manoljës

“Manolja Kabashi është nga Prizreni dhe studente e vitit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë, aktualisht është e shtrirë në spital në Stamboll të Turqisë dhe familja e saj ka dhënë vetëm mjetet paraprake. Ne kemi dalë në aksion dhe mund të themi se qytetarët po i përgjigjen mirë këtij aksioni. Dje ia kemi dërguar në xhirollogari 4 mijë euro, por edhe sot po shpresojmë t’ia dërgojmë më shumë se kaq. Jemi në aksion, por nga e hëna do të angazhojmë edhe ekipet e tjera të shokëve tanë që ta kthejmë Manoljën e bukur në studime, ta kthejmë në jetë. Ndihmat e qytetarëve do të thonë jetë për Manoljën”, pohuan shoqet e saja, Altina dhe Dua, që kanë dalë të kërkojnë mjete për Manoljën.

Në anën tjetër, Forumi Rinor i LDK-së, Dega në Prizren, para disa ditëve ndërmori një aksioni në mbledhje të fondeve për rastin e Anilës, e cila na emocionoi të gjithëve. Por, pasi u konfirmua që falë Zotit është mbledhur shuma për shërimin e Anilës, Forumi vazhdoi me mbledhjen e ndihmave për Manoljën. Tashmë familja ka hapur edhe një llogari rrjedhëse me IBAN XKOS 201900003764068.svvit code TEBXKPR. Llogaria rrjedhëse është në emër të babait të saj Edis Kabashi. Për informacione më shumë mund t’i merren në numrin e telefonit: 049184033./kosova sot/

Më Shumë

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur...

“RESPOETICA” nis sot edicionin e dytë në Prizren

Edicioni i 2-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “RESPOETICA”, nis sot dhe zgjat deri më 21 shtator 2025 në Prizren, që do të përfshijë...

Lajmet e Fundit