Erdogan: Do t’i godasim terroristët sa më fort të jetë e mundur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të hënën se vendi i tij është duke vuajtur “një nga valët më të mëdha të terrorizmit në historinë e tij”, por është zotuar se do të shtypë xhihadistët e Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë që qëndrojnë pas një varg sulmesh.

“Do t’i godasim këto organizata terroriste sa më fort që të jetë e mundur”, ka thënë Erdogan në një fjalim në Stamboll, dy ditë pasi një sulmues i dyshuar i IS-it ka hedhur veten në erë në një lagje të Stambollit, duke vrarë katër veta,

Nga gjashtë sulme që kanë goditur Turqinë në tetë muajt e kaluar, duke vrarë mbi 200 veta, për katër të tilla janë fajësuar militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, ndërsa për dy të tjera rebelët kurdë.

Turqia është pjesë e koalicionit që udhëheqin Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, por është duke luftuar edhe separatistët kurdë në juglindje të saj.

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit