15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Shqipëria, burim kanabisi për BE-në

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve pranë OKB-së ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.

Në këtë raport Shqipëria është evidencuar si burimi kryesor i kanabisit për në vendet e BE-së, ndërsa Kosova dhe Maqedonia janë identifikuar kryesisht për magazinimin dhe paketimin e drogave të forta, por edhe si një ndër rrugët e kalimit të drogës për në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.

Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Evropën Lindore.

Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, transit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Evropën Qendrore e atë Perëndimore.

Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafisë, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim. Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Evropa Perëndimore.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit