6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shqipëria, udha e “minutës së fundit” të Annie Ernaux

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë 2022, Annie Ernaux ka shënjuar gjurmët e “ndjesisë në akt” edhe në Shqipëri gjatë rrugëtimit të saj familjar, profesional dhe aq më tepër njerëzor.

Sot, në moshën 81-vjeçare, autorja franceze është një figurë kryesore e pakontestueshme në letrat franceze, e njohur si kroniste e jetës së grave – veçanërisht të saj.

Kthehemi në vitin 1972, kur burri i saj Philippe Ernaux sapo kishte blerë një aparat fotografik Super-8 për të filmuar jetën familjare me dy djemtë e tyre të vegjël (David dhe Eric).

Ajo ishte mësuese dhe ai ishte administrator në bashkinë e Annecy-t, prefekturë në juglindje të Francës.

Kaq mjaftoi për të sjellë në jetë dokumentarin “personal” kronologjik të bashkëshortëve Ernaux i titulluar “Super 8 Years”.

Filmi i shkurtër është xhiruar gjatë një periudhe prej tetë vjetësh, të mbivendosur me një rrëfim informues pa ndalesë të shkruar dhe folur nga vetë Annie.

Në “Super 8 Years”, rrëfimi i zërit të Annie-t na thotë se Philippe Ernaux – ajo kurrë nuk i referohet atij si “burri im” ose thjesht “Philippe” por gjithmonë “Philippe Ernaux” – ishte kameramani i familjes pak a shumë si parazgjedhje.

Dhe ai ishte i mirë. Pamjet janë të qëndrueshme dhe të kompozuara mirë, zmadhimet janë të matura, gjithçka në fokus. Dhe mund të merret ideja se qielli ishte gjithmonë blu në Francë midis viteve 1972 dhe 1981.

Producenti francez Andre Bonzel pohon se filmat në shtëpi janë kaq prekës sepse pothuajse gjithmonë përshkruajnë kohë të lumtura – festat, ditëlindjet, Krishtlindjet rreth pemës, etj.

Ata kanë pamjet e një udhëtimi në Kili – ku presidenti Salvador Allende mirëpriti grupin e tyre të turneut për një orë dhe panë gruan e parë në hapësirë, një kozmonaut rus, duke shpërndarë uniformat e shkollës – të Moskës së mesit të viteve ’70 dhe, nga të gjitha vendet e botës – edhe Shqipërinë.

Shqipëria

David Ernaux ia tregoi fëmijëve të tij pamjet diku rreth vitit 2016.

“Në të njëjtën kohë, filmova ekranin e projeksionit me një aparat fotografik digjital dhe regjistrova komentet e familjes: ato të nënës sime, vëllait tim, fëmijëve. Qëllimi im ishte të krijoja një kujtim familjar, një mënyrë për t’ua përcjellë atyre fjalët e gjyshes së fëmijëve të mi”, rrëfen bashkëshorti.

Për Annie Ernaux, Shqipëria edhe pse ishte një zgjedhje e momenteve të fundit, mbetej një destinacion emocionues.

“Në vitin 1975, për shkak të shpërnguljes sonë nga Annecy në Cergy, ne u vonuam në planifikimin e pushimeve tona dhe ndodhi që mbetën disa vende në një udhëtim të organizuar në Shqipëri, një destinacion që na dukej emocionues, pasi vendi ishte kaq i mbyllur dhe i panjohur, i paarritshëm për udhëtarët individualë”, tregon nobelistja.

Sipas saj, regjimi i Enver Hoxhës ishte totalisht anti-sovjetik dhe pro-kinez.

Ajo rrëfen se me të ishte një grup i vogël prej vetëm tetë turistësh, të cilët i shoqëronte dhe mbikëqyrte vazhdimisht, një guidë e regjimit.

 

“Më shumë se çdo gjë, ai druhej se do të kishim kontakt me popullsinë. Ne përfaqësonim ‘kalbësirat perëndimore’”, vëren më tej autorja franceze.

Madje, shkrimtarja kujton edhe një incident kur gruaja më e vjetër e grupit u godit me gura nga disa fëmijë.

Shkaku, sipas rrëfimit të nobelistes, ishte dalja nga perimetri i përcaktuar në plazh.

“Ishte mjaft e veçantë, ishte si të ishe në Korenë e Veriut ose në Kinën e Maos”, përshkruan e dëlirë autorja franceze. “Në Shqipëri ka thesare të jashtëzakonshme antike dhe ne mundëm t’i filmonim. Isha magjepsur nga e gjithë bukuria e rrënojave dhe mbetjeve të Ilirisë që bashkëjetonin me një regjim të dhunshëm dhe brutal, shenjat e të cilit shfaqeshin në mënyrë të vrazhdë kudo”.

Dokumentari

Ndërsa djemtë u rritën dhe martesa u bë më e diskutueshme, Annie vazhdoi të shkruajë dhe të botojë.

Por ajo thotë se më së shumti e pyet veten se si përfundoi në rolin e nënës dhe bashkëshortes edukuese kur u rrit me besimin se gratë dhe burrat janë të barabartë.

Kur martesa mori fund, Philippe mori kamerën, por la projektorin dhe provat e filmuara të një jete të mëparshme me Annie, së bashku me kujdestarinë e David dhe Eric.

David vendosi të rishikonte bobinat kur fëmijët e tij shprehën kuriozitet për gjyshërit e tyre.

Dhe kështu thesari analog u gërmua dhe u pa me sy të freskët.

Si një shkrimtare e lindur, komenti i Annie është një kapsulë kohore e jetës së saj gjysmë shekulli më parë, me një Shqipëri ndryshe por brenda jetës, rrëfimit dhe prekjes së saj.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit