4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Shqiptari e përdhunonte të bijën dhe e godiste në bark

Një ngjarje shokuese vjen nga Italia me protagonist një baba shqiptar.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se një shtetas shqiptar 45-vjeçar, banues në periferi të Ankonës, ka përdhunuar prej 10 vitesh vajzën e tij minorene.

Më pas ai e godiste me shqelma në bark, që ajo të mos ngelte shtatzënë.

Ngjarja e tmerrshme përsëritej thuajse çdo ditë, përpara se vajza të shkonte në shkollë.

Pas denoncimit të viktimës, shqiptari u arrestua dhe do të përballet me akuzën e përdhunimit sistematik të një personi të mitur.

Sipas prokurorëve italianë, abuzimet kanë nisur që kur vajza ishte 8-vjeçe derisa mbushi 18-vjeçe, në vitin 2011.

Nëse ajo guxonte të ngrinte krye, i ati e kërcëntonte se do t’i vriste të ëmën, motrën, vëllain e në fund veten.

Në këtë mënyrë ka zgjatur për dhjetë vite përdhunimi makabër i të miturës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, pjesa tjetër e familjes nuk kishte kuptuar asgjë.

Mes mureve të shtëpisë çdo gjë vijonte normalisht.

U deshën 4 vite që vajza, tashmë 23 vjeçe, të rrëfente tregjedinë e saj.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i shqiptarit pretendon se gjithçka është fryt i fantazisë së vajzës, në shenjë hakmarrjeje ndaj të atit që nuk kontribuon më në shpenzimet e saj.

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Lajmet e Fundit