ShSKUK: 192 pacientë po trajtohen nga COVID-19, prej tyre 125 me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi se në klinikat COVID-19, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, 192 pacientë po trajtohen nga koronavirusi.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë të negativizuar dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar”, njoftoi ShSKUK-ja.

Sipas ShSKUK-së, 125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 67 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë”, thuhet tutje në njoftim

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit