34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje të aktakuzave ndaj disa individëve.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dy persona në dy raste të ndara. Njëri prej të dyshuarve është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa tjetri për “Lëndim i lehtë trupor”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Në kuadër të ndjekjes penale, Prokuroria ka ngritur gjithashtu shtatë aktakuza ndaj 13 personave, për një sërë veprash penale:

Një aktakuzë kundër pesë personave për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një aktakuzë kundër dy personave për “Lëndim i lehtë trupor”;

Një aktakuzë tjetër kundër dy personave për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë”;

Një aktakuzë ndaj një personi për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një aktakuzë për veprën “Dhuna në familje”;

Një tjetër për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Si dhe një aktakuzë për “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

 

Më Shumë

Arrestohet vjehrri në Rahovec, dyshohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit

Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij – rast ky që ka tronditur opinionin...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit