3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Shtatë legjendat e muzikës që vdiqën në moshën 27 vjeçare

Ikona të shumta të industrisë së muzikës pësuan vdekje në moshë të re. Por, shumë nga ta rastisën që nga jeta të ndahen pikërisht në moshën 27 vjeçare.

Kjo qoi në krijimin e një grupi të njohur si “Grupi 27”, i cili përfshin listën e vdekjes të figurave të famshme me karrierë në muzikë, aktrim, televizion dhe sfera të tjera profesionale, të cilët vdiqën në moshë 27 vjeçare.

Albanian Post, ju sjell shtatë prej këtyre artistëve që ndërruan jetë kur ata ishin 27 vjeç.


Brian Jones (1942-1969)

Brian Jones

Lewis Brian Hopkin Jones, ishte një muzikant dhe kompozitor anglez, i njohur më mirë si themeluesi dhe udhëheqësi origjinal i grupit britanez, “The Rolling Stones”.

Pasi ai themeloi grupin, “The Rolling Stones”, si një epitet britanez i zhanrit “blue”, anëtarët e tjerë të grupit së Jones, Keith Richards dhe Mick Jagger filluan të merrnin drejtimin muzikor të bendit, veçanërisht pasi ata u bënë një ekip i suksesshëm i shkrimit të këngëve.

Kur Jones filloi të kishte probleme me varësinë nga alkooli dhe droga, performanca e tij në studio u bë gjithnjë e më e pasigurt, duke e zbehur rolin e tij brenda grupit që ai vet e kishte themeluar.

Në qershor të vitit 1969, “The Rolling Stones”, shkarkoi Jones nga grupi, ndërsa vendin e tij e zuri kitaristi, Mick Taylor.

Jones, vdiq duke u mbytur në pishinën e shtëpisë së tij në moshën 27 vjeçe.

Vdekja e Jones u referua në këngë nga shumë grupe të tjera pop dhe ishte temë e poezive nga Pete Townshend dhe Jim Morrison.

Jimi Hendrix (1942-1970)

Jimi Hendrix

James Marshall Hendrix, ishte një muzikant, këngëtar dhe kompozitor Amerikan.

Megjithëse karriera e tij kulminante përfshinte vetëm katër vjet, ai vlerësohet gjerësisht si një nga kitaristët elektrikë më me ndikim në historinë e muzikës dhe një nga muzikantët më të njohur të shekullit të 20-të.

Muzeu “Rock and Roll Hall of Fame” e përshkruan atë si “pa dyshim instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rok”.

Lindur në Seattle të Washingtonit, Hendrix, filloi të luante kitarë në moshën 15 vjeç. Më pas ai u zhvendos për të jetuar në Angli, ku edhe kishte lansuar 30 hitet e para në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë me grupin e tij “Jimi Hendrix Experience”.

“Hey Joe”, “Purple Haze” dhe “The Wind Cries Mary” ishin disa nga hitet e tij të para.

Hendrix arriti famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas performancës së tij në “Monterey Pop Festival” në vitin 1967, dhe në vitin 1968 albumi i tij i tretë dhe i fundit, “Electric Ladyland”, arriti të zë numrin një në SH.B.A.

“LP” ishte publikimi më i suksesshëm komercial i Hendrixit.

Jimi Hendrix, vdiq në moshën 27 vjeçare. Ekzaminimi pas vdekjes arriti në përfundimin se ai u ngulfat nga të vjellat e tij dhe vdiq nga asfiksia ndërsa ishte në gjendje shumë të dehur.


Janis Joplin (1943-1970)

Janis Joplin

Janis Lyn Joplin, ishte këngëtare dhe kompozitore Amerikane që këndonte muzikë rok, “soul” dhe “blues”.

Joplin, ishte një nga yjet më të suksesshme dhe më të njohura të epokës së saj. Ajo u shqua për vokalin e saj të fuqishëm mezo-soprano dhe praninë e skenës “elektrike”.

Në vitin 1967, Joplin u bë me famë pas një paraqitje në “Monterey Pop Festival”, ku ajo ishte këngëtarja kryesore e rok grupit “Big Brother and The Holding Company”.

Pasi publikoi dy albume me bendin, ajo u largua për të vazhduar si një artiste solo me grupet e saj mbështetëse, së pari “Kozmic Blues Band”, dhe më pas, “Full Tilt Boogie Band”.

Pesë nga këngët e saj të publikuara arritën të futen brenda “Billboard Hot 100”, duke përfshirë një kopertinë të këngës së Kris Kristofferson “Me and Bobby McGee”, e cila arriti numrin një në mars të vitit 1971.

Këngët e saj më të njohura përfshijnë versionet e saj të kopertinës “Piece of My Heart”, “Cry Baby”, “Down on Me”, “Ball and Chain” dhe “Summertime”, dhe kënga e saj origjinale “Mercedes Benz”, njëherësh regjistrimi i saj i fundit.

Joplin vdiq nga një mbidozë aksidentale e heroinës në vitin 1970 në moshën 27 vjeçe, duke lënë pas vetes suksese të mëdha.

Jim Morrison (1943-1971)

Jim Morrison

James Douglas Morrison, ishte një këngëtar, kompozitor dhe poet amerikan, i cili ishte vokalisti kryesor i rok grupit “The Doors”.

Së bashku me pianistin Ray Manzarek, Morrison bashkë-themeloi “The Doors” në korrik të vitit 1965 në Venecia, të Kalifornisë.

Dy vitet e para grupi nuk kishte ndonjë sukses të veçantë, ??derisa ata publikuan projektin e tyre “Light My Fire”, i cili arriti ta zë vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Morrison regjistroi gjithsej gjashtë albume të suksesshme në studio me “The Doors”, dhe të gjitha morën vlerësime pozitive.

Për shkak të personalitetit të tij të egër, lirikës poetike, zërit të veçantë, shfaqjeve të paparashikueshme dhe të çrregullta e rrethanave dramatike që rrethonin jetën e tij dhe vdekjen e hershme, Morrison, konsiderohet nga kritikët e muzikës si një nga një nga artistët me ndikim në historinë e rokut.

Por, Morrison zhvilloi një varësi nga alkooli, e cila herë pas here ndikoi në shfaqjet e tij në skenë.

Ai vdiq papritur në Paris në moshën 27 vjeç, mes raporteve kontradiktore të dëshmitarëve. Meqenëse nuk u krye autopsia, shkaku i vdekjes së Morrison mbetet i diskutueshëm edhe sot.

Ron “Pigpen” McKernan (1945-1973)

Ron “Pigpen” McKernan

Ronald Charles McKernan, i njohur si “Pigpen”, ishte një këngëtar dhe muzikant amerikan. Ai ishte anëtar themelues i bendit së San Franciskos, “The Grateful Dead”.

McKernan, u rrit shumë i ndikuar nga muzika afro-amerikane, veçanërisht “bluzi”, dhe kënaqej duke dëgjuar koleksionin e incizimeve të babait të tij, prandaj i mësoi vetes se si të luante harmonikë dhe piano.

Ai ishte vokalist i bendit, si dhe luante harmonikë e instrumente elektrike, nën ndikimet e Garcias, dhe basistit Phil Lesh, duke përfaqësuar zhanrin psikedelik të rokut.

Disa nga interpretimet e tij më të famshme përfshijnë atë të Bobby Bland me “Turn On Your Love Light” si dhe të Rascals me “Good Lovin”.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të rok grupit “The Grateful Dead”, McKernan shmangu ilaçet psikedelike, duke preferuar të pinte alkool.

Deri në vitin 1971, shëndeti i tij ishte prekur nga alkoolizmi dhe dëmtimi i mëlçisë dhe mjekët e këshilluan atë të ndalonte turneun. Pas një pauze, ai rifilloi turne me grupin në dhjetor të vitit 1971, por u detyrua të tërhiqej nga turneu një vit më vonë.

McKernan u gjet i vdekur nga një hemorragji gastrointestinale në moshën 27 vjeçare.

Kurt Cobain (1967-1994)

Kurt Cobain

Kurt Donald Cobain, ishte një këngëtar dhe kompozitor Amerikan, i njohur më mirë si kitaristi dhe kompozitori kryesor i grupit rok, “Nirvana”.

I lindur në Aberdeen, të Washingtonit, Cobain, formoi grupin “Nirvana” bashkë me Krist Novoselic dhe Aaron Burckhard në vitin 1987. Pas nënshkrimit me labelin kryesor “DGC Records”, grupi gjeti sukses global me hitin e tij “Smells Like Teen Spirit”.

Përveç “Smells Like Teen Spirit”, Cobain shkroi shumë këngë të suksesshme për “Nirvana”, përfshirë “About a Girl”, “In Bloom”, “Come as You Are”, “Lithium”, “Polly”, “Something in the Way” e shumë të tjera.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Cobain, luftonte me varësinë nga heroina dhe problemet kronike shëndetësore të tilla si depresioni. Ai gjithashtu luftoi me presionet personale dhe profesionale të famës, si dhe martesën e tij me muzikanten, Courtney Love.

Në muajin mars të vitit 1994, ai mbidozoi me një kombinim të shampanjës me “Rohypnol” , me çrast iu nënshtrua një ndërhyrje detoksimi.

Cobain, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seattle, në moshën 27 vjeç. Policia arriti në përfundimin se ai kishte qëlluar veten me plumb drejt kokës së tij, duke i dhënë kështu fund jetës.

Amy Winehouse (1983 – 2011)

Amy Jade Winehouse, ishte një këngëtare dhe kompozitore Angleze. Ajo ishte e njohur për vokalin e saj të thellë dhe ekspresiv, si dhe përzierjen e saj eklektike të zhanreve muzikore.

Albumi debutues i Winehouse, “Frank”, u lançua në vitin 2003. “Frank” ishte një sukses kritik në Mbretërinë e Bashkuar dhe u emërua për çmimin “Mercury”. Kënga “Stronger than me” i dha asaj çmimin “Ivor Novello” për këngën më të mirë bashkëkohore nga Akademia Britanike e Shkrimtarëve, Kompozitorëve dhe Autorëve.

Winehouse publikoi ??albumin e saj vijues, “Back to Black”, në vitin 2006, i cili u bë një sukses ndërkombëtar dhe një nga albumet më të shitur në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Amy Winhouse u pushtua nga varësia e drogës dhe alkoolit. Ndërsa ajo vdiq në moshën 27 vjeçare, nga helmimi dhe mbidoza me alkool.

Albanianpost.com

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Lajmet e Fundit