Shtatë mësimdhënës në Prizren u infektuan me COVID-19

Shtatë mësimdhënës në Prizren janë infektuar me COVID-19.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi–Vezgishi tha se mësimdhënësit e infektuar kanë qenë në pushime verore.

“Kanë qenë pushimet verore dhe 7 mësimdhënësve u kemi dëshiruar vetëm shërim të shpejt”, tha Thaçi–Vezgishi, shkruan “PrizrenPress”.

Ajo tregon se mësimdhënësit e sëmur do të lirohen nga puna, kur fillon procesi mësimor.

“Ministria e Arsimit ka marrë vendim që gjatë pandemisë mësimdhënësit me probleme shëndetësore të lirohen nga puna”, tha ajo./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit