9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton QRTK në Prizren.

Kjo ndërtesë gjendet në pjesën lindore të qytetit të Prizrenit, respektivisht në lagjen Ralin, rruga Hafiz Ismail Haki. Për nga pozita dhe lokacioni ku gjendet, karakterizohet si shtëpia e vetme e trashëguar nga silueta e hershme e lagjes Hafiz Ismaik Haki.

Ndërtesa i takon shtëpive me tipologji “shtëpi me çardak anësor”, të cilat supozohen të jenë të ndërtuara gjatë shekujve XIX. Sot këto grupe ndërtesash kategorizohen nga ndërtesat me kërcënim në zhdukje sipër dhe radhë të trashëguara deri më sot.

Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës ballore me çardakun anësor, paraqesin tiparet kryesore të kësaj ndërtese.

Përpos ndryshimeve të vogla në organizimin e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm, shtëpia ka arritur ta ruaj deri më sot gjendjen e saj fillestare, me pak ndryshime.

Ndërtesa është e tipit asimetrik, e ndërtuar në terren të pjerrët, andaj edhe oborrin e vogël që ka pasur ka qenë e zhvilluar në drejtimin veri-jug, derisa me ndarjen e pronësisë, oborri ka mbetur në pronësi të trashëgimtarit tjetër duke mbetur kështu shtëpia aktuale pa oborr. Hyrja në ndërtesë mundësohet direkt nga rruga në anën perëndimore ku në nivelin e përdheses janë tre ambiente, dhoma në kat, holli si dhe lokali afaristë i adaptuar më vonë. Dhoma kryesore është hapësira më e sofistikuar, e cila cilësohet për nga elementet e brendshme, si tavani me rozetën tetëkëndëshe në mes, dollapët dhe jyklygët të vendosura brenda në mure, kamaret e vendosura brenda në mure me orientim kah muri perëndimor, dyshemeja e shtruar me dërrasa, musandra etj. Përpos dhomës kryesore shtëpia karakterizohet për nga elementi i çardakut anësorë. Mirëpo sot, kjo hapësirë për nga kushtet është mbyllur dhe është adaptuar si dhomë sekondare, ku pjesa e poshtme është mveshur me dërrasa, kurse pjesa e sipërme është mbyllur me 3 dritare nga druri.

Konstruksioni ndërtimor i objektit është prej mureve mbajtëse prej qerpiçi dhe hatullave të drurit, ndërsa në përdhesë një pjesë (cokla) është ndërtuar prej gurëve të ndryshëm. Në enterier janë të ruajtura pjesërisht tavane origjinale prej druri, dollape, musandra, dyshemeja prej dërrasave, etj.

Kulmi është tre ujorë, i punuar prej druri dhe i mbuluar me tjegulla të luguara tradicionale. Në kulm gjendet edhe lanterna (baxha) e orientuar kah jugu. Shtëpia sot është akoma e banueshme dhe në pronësi të familjes Rada.

Kjo shtëpi i është nënshtruar ndërhyrjeve restauruese – konservuese nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren gjatë vitit 2018 në kuadër të zbatimit të programit masat preventive intervenimet emergjente.

Më Shumë

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit