10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Shtëpia e Sterjo Spasses shndërrohet në muze

Aty ishte lindur para 106 vjetëve një nga letrarët e parë që romanin shqip e pasuroi me tema e motive të reja. Në shtëpinë dykatëshe të Sterjo Spasses në Gollomboç, Bashkia Liqenas, tashmë ka nisur puna për restaurimin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pasditen e së premtes.

Sipas saj, projekti në fjalë është bashkëpunim ndërkufitar mes Bashkisë Liqenas, Komunës së Manastirit, me ndihmën e Drejtorisë Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Korçë, si dhe financimit të Bashkimit Evropian.

“Jo vetëm objekt kujtese për autorin e romanit të parë filozofik shqiptar, ‘Pse?’, por edhe një nxitje zhvillimi për të gjithë zonën e Prespës”, ka shkruar Margariti në faqen e saj në “Facebook”, ndërkohë që ka plasuar edhe një video sesi do të duket shtëpia-muze me eksponatet e shkrimtarit të njohur nga këto anë.

Drejtoria Rajonale e Kulturës në Korçë tashmë ka nisur punimet restauruese. Në Muzeun e parë në Pustrec do të ekspozohen edhe objekte tradicionale të zonës. “Ky është një projekt ndërkufitar, i financuar nga BE-ja. Ka qenë një punë shumë e madhe për të realizuar shtëpinë-muze të Sterjo Spases, që lidh më së miri vendin tonë edhe Maqedoninë e Veriut. Një urë e tillë lidh dhe kombinon turizmin dhe trashëgiminë kulturore. Është muzeu i parë lokal, që ndërtohet në këtë zonë”, citohet të ketë thënë Gjergji Koki, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Korçë.

Sipas Pali Kolevskit, kryetar i bashkisë Pustec, ka thënë se vlerësimi i figurës së Sterjo Spases, e meritonte një projekt të tillë.

Më Shumë

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Më 28 Nëntor në Prizren përurohet shtatorja e komandantit, Tahir Sinani

Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit të Prizrenit do të përurohet shtatorja e komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Lajmet e Fundit