6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj të akuzuarve lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit

Në, Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi kundër Almir Saitit dhe tre zyrtarëve tjerë, të cilët po gjykohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit.

Lidhur me këtë fakt Komuna e Prizrenit, sërish ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e seancave gjyqësore pasi që përzgjedhja e përfaqësuesit ligjor ende është në procedurë e sipër.

Po ashtu, në shqyrtimin e sotëm nuk prezantoj mbrojtësi i të akuzuarës Behluli Mehmeti, avokati Shemsedin Piraj.

Në këto rrethana, gjyqtari Xheladin Osmani, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi, vendosi që seanca radhës të mbahet më 26 janar 2022 në ora 10:00.

Kujtojmë se, në seancën e datës 01 korrik 2021 ndaj të akuzuarit Refki Muzbeg, është pushuar procedura penale për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale për veprën “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të datës 16.04.2019, zyrtari komunal Almir Saiti akuzohet se nga muaji Maj i vitit 2010 deri më 22.10.2015, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Në këtë mënyrë, ai i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit, pasi që nuk ka vepruar sipas Ligjeve dhe Rregulloreve në fuqi.

Pastaj, zyrtari komunal Muhamet Bajrami akuzohet se nga data 24.12.2009 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. I njëjti ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, duke marrë vendime në mënyrë jo ligjore.

Në vazhdim, zyrtarja komunale Hatixhe Përzhella akuzohet që nga data 24.12.2010 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Ajo me veprimet e saj i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Gjithashtu, edhe Drenusha Behluli-Mehmeti si zyrtare në MKRS, akuzohet se nga 03.11.2017 deri më 12.12.2017 ka keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

Me këto veprime, të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Lajmet e Fundit