11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për grabitje të “Al Petrol”-it në Prizren

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për grabitje, Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, nuk është mbajtur sepse ka munguar ky i fundit.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka thënë se do të kërkojë nga Stacioni Policor në Prizren, që të gjendet vendndodhja e të akuzuarit Gashi, dhe pastaj do të caktojë seancën e radhës.

Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, se me 22 gusht 2010, rreth orës 2 pas mesnatës, së bashku edhe me Liridon Berishën dhe Labinot Qollopekun, kanë grabitur me armë zjarri, njërën ndër pikat e karburantit të kompanisë “Al Petrol” në Prizren.

Sipas aktakuzës, Fadili së bashku me Liridonin kanë bërë roje, ndërsa Besniki me Labinotin, të maskuar dhe me armë zjarri, kanë hyrë në pikën karburantit, kanë kërcënuar punëtorët dhe nga arka kanë marrë shumën e parave prej 2 mijë eurosh.

Sipas të akuzuarve në fjalë, Labinoti dhe Liridoni, disa ditë pas grabitjes, janë larguar nga Kosova, përmes Hungarisë.

Me këtë rast, ata akuzohen për grabitje dhe armëmbajtje pa leje dhe rrezikojnë të dënohen prej 3 deri në 12 vjet burgim./betimiperdrejtesi.com/

Më Shumë

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Në Retijë dhe Opterushë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në Retijë dhe Opterushë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe...

Lajmet e Fundit