Shuhet ylli i kinemasë franceze, Stephane Audran

Stephane Audran, ylli i kinemasë franceze gjatë viteve 1960, ’70 dhe ’80, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ishte djali i saj Thomas Chabrole, i cili bëri të ditur lajmin e trishtueshëm.

Aktorja franceze gjatë karrierës së saj në kinema ka marrë disa çmime prestigjoze, përfshirë një Bafta për aktoren më të mirë në vitin 1974 për dy filmat, ‘The Discreet Charm of the Bourgeoisie’ dhe ‘Just Before Nightfall’.

Stephane ka luajtur rolin kryesor në “Babette’s Feast”, duke fituar kështu edhe çmimin Oscar për filmin më të mirë të gjuhës së huaj në vitin 1988.

Audran ishte e martuar me regjisorin, Claude Chabrol, dhe së bashku numërojnë rreth 25 filma në kinematografi.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit