18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shumë biznese në pritje të mjeteve që u takojnë nga Pakoja Emergjente

Ismet Rexhepi është njëri nga pronarët e bizneseve që përkundër aplikimit ende nuk ka përfituar nga Pakoja Emergjente e Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse qarkullimi ditor në biznesin e Rexhepit ka rënë shkaku i pandemisë, asnjërit prej punëtorëve nuk i është ndërprerë kontrata, raporton KOHA.

Sipas tij, ndihma nga Qeveria do të kontribuonte në zvogëlimin e dëmeve të shkaktuara.

Fatin e njëjtë nuk e ka pasur një kompani e derivateve në Kosovë. Si pasojë e dëmeve nga koronavirusi, mbi 50 punëtorëve të kompanisë “ShellKosova” u është ndërprerë kontrata. Por, për këta punëtorë dhe mbi 700 të tjerë, kjo kompani është duke pritur ndihmën prej Qeverisë.

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, mjetet për bizneset që kanë aplikuar do të ekzekutohen brenda pak ditësh.

“Për të gjitha aplikimet që deri më tani janë bërë për të përfituar nga pako emergjente, secili do të përfitojë, mirëpo pas aplikimeve që bëhen në sistemin elektronik EDI komisioni i formuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve bën verifikimet dhe më pas ekzekutimin e mjeteve, të cilat bëhen nga Thesari. Deri më tani, kanë ekzekutuar disa lista, dhe në ditët në vijim do të dalin mjetet edhe për aplikimet e tjera”, ka thënë në një përgjigje me shkrim zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

Pakoja Emergjente është miratuar në fund të muajit mars, për t’iu dalë në ndihmë kategorive të ndryshme sociale, bizneseve e punëtorëve pas vështirësive ekonomike të shfaqura si pasojë e pandemisë COVID-19.

Më Shumë

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit