Ministri Quni vizitoi deminerët e FSK-së në Babaj të Bokës

Me qëllim të njohjes për së afërmi me operacionet e deminimit të FSK-së, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni vizitoi sot njësinë operuese të deminimit të FSK-së që po zhvillon operacionin e deminimit në Babaj të Bokës së Gjakovës.

Komandanti i Kompanisë së Deminimit major Gëzim Sada e njoftoi ministrin Quni me kapacitetet trajnuese dhe nivelin e profesionalizimit, si dhe me operacionet e deritashme dhe ato të planifikuara të deminimit veçanërisht në Babaj të Bokës.

Kurse, ministri Quni përgëzoi Kompaninë e Deminimit për të arriturat gjatë procesit të deminimit dhe u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar më tej në përmbushjen e misionit të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve.

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit