3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Shumë të prekur nga kanceri

SpitaliFieritDita Botërore Kundër Kancerit e gjenë Kosovën me 735 persona të prekur nga kanceri vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, dhe me mungesë të barnave për trajtim. Mosha më e shpeshtë tek femrat mbetet ajo 55 vjeçare, dhe 68 te meshkujt.
Kështu tregojnë statistikat që posedon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku po vazhdojnë të lajmërohen numër i madh i personave të prekur nga kjo sëmundje.

KosovaPress ka vizituar dje këtë repart në të cilin ka gjetur pacientë që tregonin se barnat për trajtim po i’u mungojnë dhe shpeshherë po duhet të shpenzojnë vetë për t’i siguruar ato.

I prekur nga kanceri në mushkëri, Hysni Shala nga fshati Brojë ka ardhur t’u trajtuar në QKUK. Ai ka thënë për Kosovapress se është shumë i pakënaqur nga gjendja që është në QKUK.

‘Kushtet janë shumë të këqija, është fjala menaxhimi prej drejtorit nuk është në rregull, arsyeja është se nuk e ka stafin sa duhet……ka mbetur vetëm një motër ajo endet atë anë endet këtë anë, një mjek, thirr andej, thirr këndej…..fajet i ka menaxheri i spitalit kush është ai Behxhet Osmani……Shumicën i blejmë, kur ka si blejmë, këtë herë ka pas, por një të premte nuk më ka shkuar hiç mirë, deri në 400 euro i kam ble’, ka thënë ai.
Edhe Florije Hamza, nënë e tre fëmijëve, 40 vjeçare, vuan nga kanceri në veshkë tash një vit e gjysmë.

Ajo pa dashur të dalë para kamerave, rrëfen për KosovaPress se ka dy muaj që pret terapinë.

Hamza thotë se barnat janë shumë të shtrenjta dhe ajo nuk ka mundësi t’i sigurojë vet ato, andaj pret tash dy muaj që t’ia sjellin.

Por, Florija vazhdon të jetë optimiste. Ajo porositë të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje që mos të humbin shpresën për shërim.
Ndërsa, Destan Azemi, onkolog në QKUK, thotë për KosovaPress se, Instituti i Onkologjisë ofron çdo gjë falas për pacientët që kurohen aty.
‘Në Institutin e Onkologjisë nuk paguhet asnjë send, as vizita, as puna laboratorike, as inçizimet as terapia, absolutisht, këto janë krejt falas edhe tjerave ditë, sepse vet natyra e punës e bënë që Ministria e ka rregulluar me ligj këtë punë, nuk kemi çka me fol për çmime, gjithçka është falas’, ka thënë ai.

Sa i përket numrit të pacientëve, Azemi ka thënë se fillimisht nuk ka qenë numër i madh, pasiqë pjesa më e madhe ka shkuar në Shkup dhe Tiranë. Por ai thekson se tani numri është rritur dukshëm.

Ai ka thënë se, gjatë vitit të kaluar kanë pasur 24 mijë vizita, 725 prej tyre që shkonin për të parën herë.

Ai porositë të gjithë njerëzit që një herë në 6 muaj të vizitohen në qendrat spitalore.

Lloji më i përhapur i kancerit mbetet ai i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt ai i mushkërive. Kështu bënë të ditur Faik Hoti, zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

‘Në bazë të raportit që e posedon Instituti Kombëtar i shëndetit publik, janë disa kategori që veçohen me incidencë më të theksuar. Në këtë aspekt si më të theksuar janë karcinomat, apo neoplazmat malinje të gjirit, pastaj vijnë melanomat apo neoplazmat malinje të lëkurës, vijnë pastaj llojet e tumoreve dhe kancerëve të traktit digjitiv, ndërsa në vendin e katërt janë të renditura sëmundjet kancerogjene që prekin traktit respirator’, ka thënë ai.
Ndërsa, për rastet që trajtohen jashtë vendit, Hoti ka thënë se, vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 rate që janë rekomanduar nga Instituti i Onkologjisë për trajtim jashtë vendit.

Ai, gjithashtu thekson se mamografia mund të bëhet përveç në QKUK, edhe në spitalin e Pejës, atë të Prizrenit, Gjakovës e Gjilanit. Derisa thotë se në spitalin eMitrovicës, pritet të funksionalizohet një mamograf.

Sipas Hotit, një shërbim që i ka munguar Kosovës ka qenë aplikimi i radioterpisë në sektorin publik dhe tanimë edhe kjo është funksionalizuar vitin që shkoi, ku deri më tani eksitojnë mbi 3200 procedura të radioterapisë që janë aplikuar në Onkologji.
Sot, në Ditën Botërore Kundër Kancerit, Shoqata e Kosovës KundërKancerit thekson se do të japë kontributin e saj brenda mundësive që kanë.

Xhavit Bicaj, profesor i Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe njëri ndër themeluesit e kësaj shoqate, thotë për KosovaPress se kanë vendosur që nga nesër të funksionojnë si ndërmjetësues mes pacientëve dhe MSH-së. Sipas tij, kjo është një përpjekje për t’iu ndihmuar të prekurve nga kjo sëmundje.
‘Ne si shoqatë kemi vendosë që prej nesër e tutje të jemi edhe avokatë të familjes, gjegjësisht familjarëve dhe të prekurve nga sëmundjet malinje, dhe të gjithë ata që kanë problem dhe që mund të ndërmjetësojmë kushtimesh them të jemi një urë lidhëse në mes të shoqërisë civile, mes familjarëve dhe pacientëve dhe institucioneve tona këtë rast ministrisë. Ne do të bëjmë të pamundurën të jemi avokat i pacientëve dhe familjeve që janë të goditura nga kjo e keqe’, thotë ai.
Ndryshe, sipas MSH-së, vitin e kaluar 23% e buxhetit të të gjitha barnave, i është dedikuar sëmundjes së kancerit.

Më Shumë

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen...

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Lajmet e Fundit