4 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Si vdiq paragllajdisti Artan Venhari? (VIDEO)

Artan Venhari e ka humbur jetën sot rreth orës 13:00, derisa po fluturonte me paragllajd në Cvilen të komunës së Prizrenit.

Venhari, që ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, gjatë fluturimit me paragllajd ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Prokurori i rastit dhe Njësitë e Hetimeve të policisë që kanë dalë në vend të ngjarjes e kanë konfirmuar se Artan Venhari ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Sipas prokurorit të këtij rasti, paragllajdi me të cilin Artan Venhari dhe personi nga i cili po shoqërohej po fluturonin ka pësuar dëmtime si shkak i erërave dhe kjo ka bërë që ata të rrëzohen.

Trupi i pajetë i 45 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Në ndërkohë, pasagjeri tjetër që ishte duke fluturuar së bashku me instruktorin tashmë të ndjerë Artan Venhari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe e ka marrë mjekimin fillestar.

Por, për shkak të plagëve të rënda ai më pas është dërguar në QKUK për trajtim.

Më Shumë

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Lajmet e Fundit