S’ka viza, s’ka as dorëheqje!

Qeveritarët kosovarë nuk e kanë në plan të marrin përgjegjësi për dështimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti, ashtu siç kishin premtuar vazhdimisht. Kërkesat e opozitës për dorëheqje s’po përfillen, shkruan sot Gazeta Zëri.

Zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë po e fajësojnë Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën deri në vitin 2020, ndonëse premtimet ishin se qytetarët do të mundin të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Demarkacioni u miratua në mars të këtij viti, përderisa në vizitën e tij të fundit në Kosovë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, deklaroi se koha reale për liberalizimin e vizave është viti 2020.

Në anën tjetër drejtuesit e partive opozitare po kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve shtetërorë, të cilët kishin premtuar heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Por kryeministri Ramush Haradinaj, i cili liberalizimin e vizave e kishte premtuar qysh nga viti i kaluar, ka deklaruar dje se është në mospërputhje ideja që Qeveria e Kosovës të dorëhiqet për shkak të vonesave nga Bashkimi Evropian në raport me vizat..

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Lajmet e Fundit