Haxhi Avdyli akuza për Nismën në Prizren

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka komentuar akuzat e kryetarit të Nismës, Zafir Berisha, rreth konkurseve.

Ai ka thënë për “Kosova Sot” se vërejtjet më të mëdha që kanë ndodhur në qeverisjen komunale janë kryesisht konkurset në sektorin e arsimit e administratës, të cilat menaxhohen nga Nisma.

“Normalisht përgjegjësia e vetme që i bie kryetarit është që ka lejuar zyrtarët e Nismës të sillen në drejtoritë e tyre, si pronarë çifligjesh ku nuk i japin llogari askujt, duke zgjedhur e punësuar pa kriter militantë partiakë. Dhe, është patetike dhe e çuditshme që ata po ankohen për punësime pa kriter në komunë, kur do të duhej ata së paku të heshtnin. Por, këtu vlen ajo fjala t’i them sa s’ më kanë thënë”, theksoi Avdyli për “Kosova Sot”.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit