8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Skandalet e pamoralshme të Qeverisë ‘Muja’

Petrit HoxhajShkruan: Petrit Hoxhaj

Shqetësimet e qytetarëve për dukuritë më devijante të rinisë sonë në hapësirat afër Gjimnazit “ Remzi Ademaj” në Prizren dhe neglizhenca e drejtuesve të shkollave dhe të Drejtorisë së Arsimit për të parandaluar këto fenomene aspak të hijshme dhe të rrezikshme si : droga, rrahjet dhe sjelljet e tyre arrogante dhe të pamoralshme nëpër institucione shkollore, janë tregues i qartë se sa e dobët është qeverisja ‘Muja’ në menaxhimin e situatave dhe në shërbime konkrete ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Mos të harrojmë, se Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren, që një kohë të gjatë është pa drejtor, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për përfshirje në skandal seksual të drejtorit

Mbetja pa “ Zot shtëpie” e kësaj drejtorie, ka ndikuar që që sportelet e saj të stërmbushen nga praktikantë, të cilët janë fëmijë të militantëve partiak, ndërsa qytetarët presin në radhë të gjata për tu shërbyer nga zyrtarë komunal.

Këta praktikantë, duke mos ditur metodën e punës se si duhet t’u shërbehet qytetarëve, ata kohën e kalojnë duke llafosur njëri me tjetrin, por nuk hezitojnë që të pajisin me dokumenta sojin e vet të partisë, të cilët në shumë raste nuk i përmbushin detyrimet ndaj komunës.

Kjo nuk është e tëra. Inspektorët e financave, janë vërejtur shumë herë, se që nga mëngjesi kur ata dalin për të mbledhur taksat komunale të bizneseve, ata qendrojnë nëpër objektet e lojërave të fatit, e besa, disa prej tyre, pauzën e stërzgjatur e kalojnë duke ngrënë dreka nëpër shtëpitë e tyre. E gjithë kjo katandisje, ka një adresë,dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë pasi që po degradohen bashkë me qytetin e tyre të dashur. Prizrenit dhe qytetarët e tij nuk e meritojnë një qeverisje të këtillë….

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit