Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha i ka cilësuar si raste fatkeqe rastin e dehjes së Urtak Hamitit në Zagreb dhe përleshjen në Berlin mes Ambasadorit Vilson Mirdita me Sekretaren e Parë të Ambasadës, Fatmire Musliu.
Sipas Berishës, këto dy raste kanë ndodhur për shkak të mosfunksionimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në kuptimin diplomatik dhe administrativ. Ish-ambadaori Berisha thotë se për të gjitha skandalet që kanë ndodhur në shërbimin diplomatik ka qenë me kohë e njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Mirëpo, sipas tij, MPJ nuk ka reaguar sepse kjo “Ministri udhëhiqet nga një Ministër jokompetent dhe që bën improvizime në dëm të Shtetit”.
“Z. Hoxhaj është një Ministër që improvizon dhe ka qasje subjektive dhe është nën nivelin e pjekurisë shtetërore që duhet te jetë një Ministër i Jashtëm, aq me parë duke pasur parasysh periudhën neper te cilën po kalon Kosova”, ka thënë Berisha, në një intervistë për Gazetën Express.
“Jam i shqetësuar për mungesën e parimësisë, koherencës dhe besueshmërisë se politikes tone te jashtme e që me dashamirësi miqtë tanë na përkujtojnë”, ka shtuar ai.
Duke komentuar rastin e Urtak Hamitit, ish-Ambasadori i Kosovës në Lubljanë, Anton Berisha thotë se MPJ ka qenë e njoftuar me sjelljet jo të mira të diplomatit jo vetëm të Hamitit në Zagreb.
Madje, Berisha ka thënë se gjatë një vizite në Kroaci ishte njoftuar për sjelljet e këqija të stafit diplomatik të Kosovës në këtë shtet.
“Gjate vizitës time ne Kroaci (ne kohen kur unë nuk kam qenë ambasador), miqtë të mi kroatë por edhe diplomate të huaj, më të cilët jam takuar, me kanë vënë në dijeni për opinionet e tyre për shume gjëra duke përfshirë edhe normat e sjelljes. Nuk besoj qe MPJ nuk ka qenë në dijeni për vërejtjet, por unë nuk kam pasur kompetencë të bëj njoftime të tilla. Ne fakt, ne kemi folur për përshtypjet dhe për tema të përgjithshme”, ka treguar Berisha.
Ai ka thënë se duhet të merren masat e duhura ndaj Urtak Hamitit, por vetëm pas një analizë të plotë dhe objektive të cilën do ta hartojë komisioni hetimor.
Por, ish-Ambasadori e di më mirë skandalin në Ambasadën në Berlin, ku Ambasadori Vilson Mirdites kishte pasur një përleshje me motrën e deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut.
Sipas Berishës, Ambasadori Mirdita ishte treguar jokompetent, kurse Ministri Hoxhaj ia kishte vështirësuar punët.
“Edhe ketë do ta konsideroj si një rast fatkeq. Ne fakt, është pasqyre e mosfunksionimit te vete MPJ’së, në kuptimin diplomatik, por edhe administrativ. Ne fakt, raportet e Ambasadorit Mirdita, tregojnë (atë qe deri diku kemi qene ne dijeni) se ai nuk ka arritur te jete zot shtëpie ne Ambasadë”, ka thënë Berisha, aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK’së.
Sipas tij, mungesa e eksperiencës, autoritetit dhe guximit te Ambasadori Mirdita e kanë shndërruar misionin në Gjermani në një ambasadë me plot probleme.
“Ambasadori ne vend se të ushtroj detyrën është shndërruar gjate gjithë kohës ne “vajtues”. Objektivisht, fajet i ka vet ai por i kane ndihmuar edhe të tjerët, e sidomos Ministri Hoxhaj, i cili ia ka vështirësuar punën ambasadorit të vet, shpesh duke përdorur naivitetin e tij e ka futur edhe ne gracka, qe kane ndikuar ne uljen e autoritetit te tij si brenda ambasadës ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Anton Berisha.