-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Skandaloze: Drejtoria e Arsimit në Rahovec punëson mësimdhënës pa konkurs

Behar RamaShkeljet në Drejtorinë e Arsimit në Rahovec nuk kanë të ndalur. Së fundi Inspektorati i Arsimit në Gjakovë, pas inspektimit të kryer në Rahovec, ka evidentuar katër mësimdhënës që janë punësuar pa konkurs dhe janë duke vazhduar punën në shkollat e mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe “Selajdin Mullaabazi–Mici”.

Për më keq, këta profesorë janë familjarë të drejtoreve komunal, siç është rasti i Neki Sylejmanit (vëllai i drejtorit të financave, Lulëzim Sylejmanit) dhe Shqipriana Oruqi (mbesa e drejtorit të arsimit, Behar Rama).

Në lidhje me rastet në fjalë, pas inspektimit të bërë, Inspektorati i Arsimit në Gjakovë fillimisht ka rekomanduar që të bëhet anulimi i vendimit për pranimin e këtyre profesorëve që janë pranuar pa konkurs, dhe më pas, pasi që rekomandimet nuk janë respektuar nga ana e DKA-së në Rahovec tash e dy muaj, Inspektorati i Arsimit në Gjakovë së fundi ka nxjerrë vendime për anulimin e vendimit për pranimin e këtyre mësimdhënësve. Për më keq Drejtoria e Arsimit në Rahovec nuk është duke respektuar as vendimet e Inspektoratit, andaj mbetet të shihet se cili do jetë veprimi i mëtejshëm i Inspektoratit.

Në ndërkohë, ndonëse rekomandimet dhe vendimet e inspektoratit nuk po respektohen, tash e shtatë muaj këta profesorë vazhdojnë të punojnë në shkolla, përderisa në anën tjetër ka mjaftë të kualifikuar e të pa punë, të cilët çdo ditë presin hapjen e ndonjë konkursi dhe mundësinë për t’u punësuar në profesion të tyre./RahovecPress/

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Pensionohet profesori i Biologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku”, Bedrija Shabani

Dje, në ambientet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i...

Lajmet e Fundit