Skënder Susuri takohet me drejtorët e shkollave në Has


Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave në Has.

Aty është diskutuar për planifikimin e aktiviteteve në shkolla.

“Në këtë takim kemi biseduar për planifikimin e aktiviteteve gjerë në përfundimit të gjysm vjetorit të parë, veçanërisht në vlerësimin e nxënësve”, shkruan Susuri në “Facebook”.

Sipas tij, me drejtorët e shkollave, është diskutuar edhe për planifikimin e konkursit për vitin 2019;funksionalizimin e shërbimit psikologjik-pedagogjik, si dhe për planifikimin buxhetor.

“Falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave për angazhimet e tyre”, shkruan Susuri.

Ai, paralajmëron se takime të tilla, do të ketë edhe nëpër shkolla të tjera./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit