4 C
Prizren
E premte, 13 Dhjetor, 2024

Smaka: Pakicat le ta harrojnë shtimin e vendeve të rezervuara

riza smakaProfesori i së Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, kërkesën për shtimin edhe të dy vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet pakicë, e ka cilësuar si kërkesë irracionale dhe megalomane. Sipas tij, kjo kërkesë është në kundërshtim me parimin themelor të drejtësisë.

“Kjo është një kërkesë irrituese, të cilin më së shpeshti është ngritur nga komuniteti serb, duke pretenduar që si minoritet të ketë fuqinë e barabartë me shumicën (shqiptarët). Me autorizimet ekstra që i kanë bërë institucionet e Kosovës për komunitetin serb, kanë ndikuar në rritjen e apetiteve të kësaj pakice. Koncesionet e vazhdueshme të bëra nga institucionet e Kosovës në raport me serbët dhe Serbinë, madje duke tejkaluar edhe standardet të cilat i ka vendosur Bashkimi Evropian (BE) për pakicat, kanë kontribuar në krijimin e kësaj gjendje”, ka thënë ai për Telegrafin.

Smaka theksoi më tej se institucionet e Kosovës nuk është dashur që assesi t’i tejkalojnë standardet e caktuara në konventën kornizë të Këshillit të Evropës (KE) për të drejtat e minoriteteve, në raport me komunitetin serb.

“Nuk duhet të bëhemi më katolik se Papa. BE –ja përmes konventës për të drejtat e pakicave i ka caktuar standardet për pakicat, dhe ne duhet t’i përmbahemi kësaj konvente. Unë dyshoj se serbët në vazhdimësi do t’i shtojnë kërkesat e tyre, duke mos u kënaqur me pozitën aktuale të cilën e kanë në institucionet e Kosovës. Këto kërkesa janë totalisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, madje edhe nenin e parë të saj thuhet qartë se Kosova është shtet unik, i qytetarëve, duke mos e privilegjuar asnjë etnitet i cili jeton në Kosovë”, ka shtuar ai.

Deputetët e komunitetit jo shumicë në një tryezë ku është diskutuar për vendet e rezervuara në Parlament për komunitetin jo shumicë, kanë propozuar ndryshime kushtetuese, përmes të cilave do të shtohej numri i vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Në Lubizhdë të Hasit kabllot e rrymës kaherë në tokë, lopa ngordh pasi bie në kontakt

Banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit tash e disa muaj po ankohen shkaku i rrezikut nga telat e rrymës të rënë në tokë përgjatë...

Hijet e turpit të Prokurorit të Specializuar?!

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ Historia e këtij shekulli, do t’i analizojë pretendimet e kota, të sajuara, krejtësisht shpifëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar,...

Lajmet e Fundit