23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Një mijë rokerë për ta bindur Foo Fighters për një koncert (Video)

Rock grupi amerikan, Foo Fighters, pasi që ka anuluar pothuajse të gjitha koncertet, e ka kthyer mendjen për njërën.

Grupi ka ndërruar mendjen, dhe do të performojnë në qytetin Italian, Cesena.

Por për këtë vendim i’u ‘detyruan’ një mijë persona që t’a bindnin që italianët e adhurojnë këtë grup.

Dy ditë më parë, një mijë këngëtar u mblodhën së bashku për t’e kënduar këngën “Learn to Fly” të Foo Fighters.

“Ne jemi mbledhur për të bërë diçka që gjithë bota ta sheh dhe shpresojmë që Dave Gohl do e shikojë. Ne u kemi kërkuar një mijë rokerëve në gjithë vendin, që në të njëjtën kohë të këndojnë një prej këngëve të Foo Fighters”, ishte përshkrimi në videon.

E si duket mesazhi i tyre u dëgjua.

Dave Gohl, u mahnitë nga ajo që pa, dhe vendosi që përmes një video t’u tregojë atyre se ata do të jenë në Cesena.

“Tung Cesena. Jam David. Tung”.

“Më vie keq por nuk flasë gjuhën italiane”.

“Video që ju bëtë për mua ishte shumë e mirë. Super. E faleminderit shumë”.

“Ju betohem që ne do të vijmë. Do shihemi së shpejti”.

“Faleminderit shumë”.

“Ju dua”, janë fjalët që Dave Gohl i tha në video. /Klan Kosova/

Më Shumë

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Prishtina fiton minimalisht ndaj Lirisë

Fitore ka shënuar Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë...

Lajmet e Fundit