3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Snowden “peshon” ofertat për azil

fotoEnde një njeri pa shtetësi dhe i bllokuar në një aeroport të Moskës, spiuni i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, duket se po shqyrton disa mundësi pas kërkesave të tij për azil.
Venezuela i ka zgjatur një ofertë për azil Snowden-it; presidenti Nicolas Maduro tha se qeveria e tij ka marrë një kërkesë zyrtare për azil nga ai, teksa tashmë po pret përgjigjen e tij, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë të hënën.
Nëse Snowden pranon azilin në Venezuelë, Elias Jaua, ministër i Jashtëm, tha për median shtetërore VTV gjatë fundjavës, se “ne do të nisim kontaktet me qeverinë e Federatës Ruse. Ai ndodhet atje, sigurisht nuk ndodhet në një territor venezuelian. Na duhet të marrim edhe mendimin e qeverisë ruse për të”.
Venezuela është një nga 3 kombet e Amerikës Latine, me prirje të majta të shkallëve të ndryshme, që kanë shprehur faktin se mirëpresin Snowden-in. Të tjerë ofertues janë Bolivia, e cila ia ka ofruar azilin politik tashmë, si dhe Nicaragua, që ka deklaruar se do ta konsiderojë kërkesën e tij.
Snowden, një ish-kontraktor i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare (NSA), i cili përballet me akuzat e spiunazhit në Shtetet e Bashkuara, është konsideruar si tradhëtar nga kritikët, ndërsa është lavdëruar si hero nga mbështetësit e tij. Ai ka mbetur “në harresë”, prej më shumë se 2 javësh nga mbërritja e tij në aeroportin ndërkombëtar “Sheremetyevo” të Moskës, nga Hong Kongu

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Lajmet e Fundit