15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Sokol Bashota zëvendëson Hashim Thaçin në Qeveri?!

Sokol Bashota-Hashim ThaçiPartia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke shikuar mundësi të ndryshme që të vije deri te vazhdimi i qeverisjes. Mirëpo edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejt PDK-së për të zgjedhur kryeparlamentarin, blloku paszgjedhor LDK-AAK-Nisma vazhdon të mbetet në qëndrimin e mëhershëm se edhe kjo pozitë ju takon atyre.

E pa zgjedhjen e kryeparlamentarit, as qeveria nuk mund formohet, kështu që PDK-ja në disa raste ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje, duke u përmendur edhe qeveri gjithëpërfshirëse.

Megjithatë, një thirrje e tillë nuk është marrë parasysh nga blloku LDK-AAK-Nisma, dhe ngërçi politik vazhdon, derisa sot është caktuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më 12 shtator.

Për ta vazhduar qeverisjen me vendin, PDK-ja mund të lëshojë pe në një pikë – në kreun e ekzekutivit. Kjo, marrë parasysh se blloku paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, vazhdimisht i referohet largimit të Hashim Thaçit nga qeverisja.

Burime të Indeksonline thonë se Hashim Thaçi mund të tërhiqet nga udhëheqja e qeverisë, por jo edhe në pikën që PDK-ja si parti mos ta udhëheqë me ekzekutivin.

“PDK-ja po kërkon një ‘të fortë’ të partisë që të jetë kryeministër në rast se është e pamundur zgjedhja e Hashim Thaçit”, ka thënë ky burim për Indeksonline.

Sipas tij, brenda partisë është lakuar emri i kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës si zëvendës i Thaçit në qeveri dhe person i pranueshëm për partitë e bllokut paszgjedhor, në mënyrë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Sokol Bashota është dorë e fortë brenda PDK-së dhe krah i fortë i Thaçit”, ka thënë tutje ky burim.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Bashotën, i cili shkurt ka thënë se nuk mund të komentojë asgjë tash për tash.

“Nuk e di, s’mund të flasë tash, s’mund të bëjë asgjë publike. Ju thërras me vonë”, ka thënë përmes telefonit Bashota.

E më vonë, Bashota nuk është lajmëruar më në telefon.

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit