Sonte Derbi i Italisë, Juventus-Milan

Juventusi kundër Milanit është ndeshja kryesore në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Rossonerët kanë fituar tri ndeshjet e para, teksa Juventusi është ende në kërkim të fitores së tyre të parë.

Trajneri Stefano Pioli është duke u ballafaquar me lëndime të shumta. Në fakt, shtatë lojtarë të Milanit do të humbasin ndeshjen kundër Juventusit.

Teksa trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka pasë fat me lëndimet, për shkak se edhe Federico Chiesa është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në bankën rezervë.

I vetmi dyshim mbetet formacionin e Juventusit është në qendër të mbrojtjes, do të luajë De Ligt apo Giorgio Chiellini.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, në “Allianz Stadium”.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny, Danilo, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot, Dybala, Morata.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan, Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao, Rebic.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit