Sonte derbi i të pamposhturve: Bashkimi përballet me Pejën në Prizren

Në javën e gjashtë të ProCredit Superligës, sot zhvillohet një nga sfidat më të forta të sezonit: Bashkimi – Peja, derbi i dy skuadrave që deri tani kanë qenë të pamposhtura, raporton PrizrenPress.

Të dy ekipet kanë nga pesë fitore në po aq ndeshje, duke treguar formë të shkëlqyer dhe konsistencë të lartë në elitën e basketbollit kosovar. Fitorja e sotme ka peshë të madhe, pasi do t’i mbajë njërën prej skuadrave në krye si e vetmja e pamposhtur e kampionatit.

Bashkimi këtë sezon po garon në FIBA Europe Cup, duke përfaqësuar Prizrenin në arenën ndërkombëtare, ndërsa Go+ Peja është pjesë e Ligës ENBL, ku po tregon nivel të lartë organizimi dhe konkurrueshmërie. Kjo e bën derbin edhe më interesant dhe me më shumë peshë.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe me atmosferë të jashtëzakonshme, dhe e njëjta pritet edhe sonte në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja zhvillohet në ora 19:00. /PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit