6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sot dhe nesër ekzekutohen në xhirollogaritë e bizneseve nga 290 euro për punëtorë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot dhe nesër do të ekzekutohen pagesat e parapara nga Pakoja e Rimekëmbjes për mbi 15 mijë biznese në vend.

Bajrami ka deklaruar se pagesat e parapara për ndihmën e bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19, janë gati të ekzekutohen në kohë rekord.

Sipas ministres Bajrami, secila firmë private do të përfitojë nga 290 euro për një punëtor të regjistruar.

“Ne e kemi dizajnu këtë masë, duke dashur të eliminojmë 100 për qind subjektivitetin e çfarëdo komisioni të jetë ai. Jemi vonuat tepër në implementim të masave. Kjo është masë që po implementohet në afat rekord. Tanimë i kemi në proces 15 mijë e 500 ndërmarrje, të gjitha brenda ditës së sotme dhe nesërme do të ndihmohen”, ka thënë Bajrami.

Ministrja u ka bërë thirrje bizneseve private që të azhuronojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që Ministria e Financave të mos ketë telashe me ekzekutimin e mjeteve për ta.

“Unë u shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje bizneseve që të azhurnojnë të dhënat, veçanarisht numrin e xhirollogarisë. Si indikatorë kemi marrë numrin e të punësuarve. Mjetet u shkojnë bizneseve për t’u paguar pagat punëtorëve”, ka thënë Bajrami.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ekzekutohen këto pagesa edhe për mbi 20 mijë biznese tjera. Në total, pjesë e kësaj mase të qeverisë janë 36 mijë biznese. /Insajderi.org

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit