15.8 C
Prizren
E hënë, 25 Shtator, 2023

Sot Ferizaj-Liria, cila skuadër do të jetë pjesë e Superligës?

Stadiumi “Zahir Pajaziti” sot do të presë duelin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.

Ferizajasit dhe prizrenasit do të përballen në sfidën e barazhit për Superligën e Kosovës në futboll.

Ky duel është ndeshja me e rëndësishme e këtij sezoni për të dy skuadrat, pasi që skuadra fituese e kësaj përballje, do të jetë pjesë e elitës për sezonin e ardhshëm.

Të dy skuadrat tashmë kanë përgatitjet maksimale për këtë sfidë vendimtare për të dy ekipet.

Ndërkohë, është mësuar se tifo-grupi i Ferizajt “Ujqit” do të jenë të vendosur në sektorin e Veriut, ndërsa tifozët e Lirisë “Arpagjikët” janë të vendosur në sektorin e Jugut. Sektori i Perëndimit i stadiumit do të jetë për tifozët neutralë.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Lirisë fillon në orën 15:00.

Statistikat tregojnë pse Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë

Mohamed Salah e ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse për Liverpool-in, por një statistikë është shfaqur pas fitores së të kuqve kundër LASK-ut që...

Vrasja e policit në veri, Balje: Ju jeni heronjtë tanë

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në Veri. Ajo u ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, teksa të plagosurit...

Lajmet e Fundit