18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Marrëveshje për patrullim të përbashkët

Policia e Kosoves dhe e ShqiperisePolicia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe në këtë sezonë verore do të patrullojnë së bashku në akset rrugore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, që nga fillim muaji korrik deri në fund të muajit gusht.
Ky bashkëpunim është arritur sot, nga drejtoritë Policore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se ky aktivitet është bërë tradicional dhe se mbi bazën e vlerësimeve që dy policitë e dy shteteve kanë bërë, ka rezultuar se ka treguar suksese në shumë fusha e mbi të gjitha në fushën e qarkullimit rrugor.
“Qëllim i këtij aktiviteti do të jetë në shumë drejtime, duke filluar nga shkëmbimi i përvojave në mes të dy policive në fushën e policimit rrugor, pastaj mbështetja në parandalimin e ngjarjeve aksidentale, ku synim kryesor do të jetë ruajtja e jetës së njerëzve në qarkullim rrugor, fuqizimi i përgjithshëm i sigurisë në qarkullimin rrugor”.
“ Po ashtu do të jetë trajtimi i të gjithë shkelësve, apo kundërvajtësve të cilët në një mënyrë apo tjetrën bien ndesh me rregullativën ligjore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi, tha se janë të përgatitur dhe se janë duke u munduar që tu krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme që i duhen çdo turisti të zakonshëm.
“Tashmë është bërë traditë bashkëpunimi i dy policive të fushës së qarkullimit rrugor edhe në vitet e mëparshme këto kanë dhënë rezultate pozitive, sidomos në menaxhimin e trafikut, por edhe në trajtimin e shkeljeve të ndryshme, apo edhe në trajtimin e ngjarjeve të tjera aksidentale, të cilat kanë bërë që t’i përgjigjem në një kohë më të shpejtë, të gjithë qytetarëve e sidomos përdoruesve të rrugës që vinë nga Kosova duke shfrytëzuar bregdetin shqiptar.
“Është një sezonë që ka një fluks të shtuar të mjeteve dhe ne jemi të përgatitur, por edhe jemi të interesuar që tu krijojmë të gjitha lehtësitë e nevojshme pushuesve që vinë nga Kosova dhe turistëve nga Kosova për të krijuar të gjitha ato lehtësirat e nevojshme që duhet t’i krijohen turistëve në përgjithësi”.
– See more at: http://politiko.net/marreveshje-per-patrullim-te-perbashket/#sthash.AkRo0TWl.dpuf

Më Shumë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Lajmet e Fundit