7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Sot një nga ditët më të nxehta – shmangni orët e pikut

Që disa dita vapa afrikane ka prekur edhe Kosovën – por sot duket të jetë nga ditët më të nxehta të këtij vitit.

Sipas parashikimeve temperatura në Dukagjin sot do të mbërrijë deri në 38 gradë, ndërsa në pjesët tjera maksimalja do të jetë 36 gradë.

Andaj bëni kujdes dhe shmangni daljet sidomos në orët e pikut, transmeton Klan Kosova.

“Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike”.

“Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius”.

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Lajmet e Fundit